Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se deri në fund të gushtit 2023, qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.2 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.06% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook. Murati shtoi se edhe fitimi neto i bizneseve ka ndjekur një trend të ngjashëm, me një rritje prej 9.45%, bazuar në deklaratat e tatimit në fitim të korporatave.
Në anën tjetër, Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, reagoi ndaj këtyre të dhënave. Ai theksoi se rritja e qarkullimit dhe fitimit është vërejtur kryesisht në kompanitë që operojnë në tregtinë e energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.
Rukiqi sugjeroi që të pyeten prodhuesit dhe bizneset në sektorë të tjerë për të parë nëse kanë përjetuar rritje të ngjashme.

Leave a Reply