Biznesmenët shqiptarë kërkojnë 119 milionë euro nga Kosova

Dy biznesmenë të lidhur ngushtë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë paditur Republikën e Kosovës në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, duke kërkuar deri në 119 milionë euro për projektin “LakeSide Gardens – Badovc”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, deklaroi se padia lidhet me ndërtimin e një lagjeje luksoze rreth liqenit të Badovcit. Sipas Sallahut, biznesmenët kanë lidhje të hershme me Ramën dhe projekti ishte bashkëpunim me kompaninë 4M Group, në pronësi të Ramës.

Ata kishin blerë 12.9 hektarë tokë për realizimin e projektit, që përfshinte 91 vila dhe një hotel. Projekti u pezullua pas kundërshtimeve të mëdha publike, përfshirë mbi 7000 firma kundër tij.

Sallahu theksoi se një marrëveshje financiare e vitit 2020 ndante përfitimet e projektit në mënyrë të pabarabartë midis 4M Group, Kawa Group dhe investitorëve, duke ngritur shqetësime për konflikt interesi dhe ndikim politik. Ai kërkoi që drejtësia të hetojë këto akuza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *