Biznesmeni Dedia: Faton Peci pengoi ndërtimin e urës së Ibrit

Në podcastin “Përballje me Gazin” nga Veriu.info dhe Veriu TV, u intervistua biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Jahir Dedia, i cili po ndërton dy ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Njëra nga urat është përfunduar, ndërsa tjetra është ende në ndërtim. Gjatë intervistës, Dedia ndau një përvojë me kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Ai rrëfeu se gjatë punimeve në urën për automjete, Peci kishte ardhur për të xhiruar një video për fushatë, pa i përshëndetur ata që punonin. Madje, Dedia përmendi se njerëzit e Pecit i kërkuan të ndalonte punën për të realizuar xhirimet.

Pavarësisht kësaj, Dedia vazhdoi të tregojë respekt, duke i zgjatur dorën Pecit për hir të kulturës personale dhe familjare. Në lidhje me bashkëpunimin me ministrat Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe Hysen Durmishi, Dedia vlerësoi mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë ndërtimit, duke theksuar ndihmën e tyre pa marrë parasysh përkatësinë politike.

Ai përfundoi duke theksuar se, edhe pse është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, miqësitë e tij nuk ndahen sipas partive politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *