Mbrëmë, këngëtari i njohur Blero ka kurorëzuar martesën e tij të tretë.
Në këtë ceremoni të veçantë, ishte e pranishme edhe vajza e tij, Tara, e cila është fryt i martesës së parë me aktoren Teuta Krasniqi. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon Bleron duke vallëzuar me Tarën, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë dhe të veçantë.
Pjesëmarrja e saj ka sjellë një elegancë të veçantë në dasmë, duke mbështetur babanë në këtë moment të rëndësishëm.

Leave a Reply