Bora e parë në Kosovë, eksperti Aliu shpjegon fenomenin

Kosova u përfshi nga reshjet e para të borës këtë të enjte, një fenomen i pazakontë për fillimin e tetorit.

Meteorologu Besim Aliu sqaroi në emisionin “Ora Shtatë” se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi nuk kishte të dhëna të regjistruara për reshje bore në këtë periudhë. Ai theksoi se këto reshje të papritura ndodhin shpesh pas verave të nxehta.

“Statistikat tona nuk tregonin për reshje bore, por këto janë tipike pas një vere të tillë,” tha Aliu. Temperatura më e ulët e shënuar mbrëmjen e kaluar ishte 0 gradë Celsius, çka krijoi kushtet e nevojshme për reshje bore në zona të ulëta të vendit.

Aliu nënvizoi se bora kërkon vetëm kushte të përshtatshme për t’u shfaqur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *