Britania e Madhe ka bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë bërë këtë, duke e cilësuar këtë hap si vendimtar për sigurinë dhe zhvillimin në rajon.
Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti për Kosovën nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, përfaqësuesja britanike theksoi mbështetjen e fortë të Britanisë për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik. Ajo kritikoi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe bëri thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re pas zgjedhjeve lokale, të cilat i cilësoi si të qeta dhe demokratike.
Duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të fuqishme, ajo përgëzoi kthimin e kryetarëve serbë në komunat me shumicë serbe si një hap pozitiv. Britania gjithashtu kërkoi nga Serbia që të dorëzojë Milan Radoiçiqin dhe të angazhohet në uljen e tensioneve, duke theksuar nevojën për dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Leave a Reply