Në një vendim të rëndë, Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë dënime të ashpra për familjarët e boksierit të vrarë, Besar Nimani.
Berati, vëllai i tij, është dënuar me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij është dënuar me pesë vjet burg. Berat Nimani u shpall fajtor për sulm ndaj familjarëve të personit që vrau të vëllanë, duke shfaqur “përbuzje të thellë” ndaj tyre, siç u përmend në dokumentet e gjykatës.
Dënimi i tij tejkaloi kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar vetëm 12 vjet burg. Motra e tij gjithashtu u shpall fajtore për tentativë vrasjeje.
Në sallën e gjyqit, atmosfera ishte e rëndë. Nëna dhe motrat e të pandehurve shprehën emocionet e tyre me zë të lartë, ndërsa nëna shpërtheu në lot dhe u largua nga salla.
Konflikti mes dy familjeve, shqiptare dhe kurde, kishte ekzistuar prej vitesh, me dyshime për lidhje me trafik droge. Situata përshkallëzoi në mars 2024, kur Besar Nimani u vra në Bielefeld.

Leave a Reply