Burrë i pajetë zbulohet në Mitrovicë, policia informon

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Jugut, ka bërë të ditur policia.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur ditën e djeshme dhe rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas raportit të 24 orëve të fundit, viktima është një qytetar kosovar.

Ekipet përkatëse të policisë janë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer një obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *