Burrë i pajetë zbulohet në shtëpinë e tij në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij pasditen e së dielës.

Policia e Kosovës ka raportuar se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, siç është vendosur nga prokurori.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje janë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *