Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt mes dy personave përfundoi me plagosje të rëndë.
Sipas Policisë së Shkodrës, 56-vjeçari B. Sh.
goditi me një kosë kamarierin P. V., 39 vjeç, pasi ky i fundit dyshohet se nuk i shërbeu kafe.
Si pasojë, viktima pësoi plagosje në kokë dhe trup, si dhe një frakturë në krahun e djathtë. Ngjarja ndodhi brenda një lokali në Bushat.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia e Vaut të Dejës arrestoi autorin në flagrancë. Mjeti i krimit u sekuestrua për hetime të mëtejshme, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet e çështjes i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Leave a Reply