Gazetari Berat Buzhala ka shprehur qëndrime të forta kundër çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), përfshirë edhe në nivele lokale.
Në një reagim në Facebook, Buzhala e konsideron një koalicion të tillë si një “ftesë publike për Tribunalin Special” që të dënojë rëndë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke përmendur edhe një dënim të mundshëm prej 25 vitesh. Ai shprehet se çdo anëtar i PDK-së që mendon për këtë mundësi, qoftë edhe teorikisht, është “njeriu më i poshtër në politikën e Kosovës”.
Sipas Buzhalës, bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti do të nënkuptonte një nënshtrim dhe nënçmim për votuesit e PDK-së, si dhe një “tradhti bizantine” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Leave a Reply