Cakolli: Procesi politik po shndërrohet në garë fajësimesh

Eugen Cakolli, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës, ka shprehur shqetësim pas mosarritjes së formimit të Qeverisë së re.

Ai vëren se, pavarësisht kalimit të shtatë muajve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, Kuvendi ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për votimin, për shkak të mungesës së marrëveshjeve politike dhe vullnetit për kompromis. Sipas Cakollit, vonesat nuk janë rezultat i problemeve ligjore, por pasojë e taktikave procedurale dhe diskursit publik që kanë penguar procesin.

Kjo situatë ka çuar në destabilitet institucional, si dhe ka rrezikuar kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës, çështje këto që kanë qenë të njohura prej kohësh. Ai shton se mospranimi de facto i rezultateve zgjedhore ka transformuar procesin politik në një garë për fajësime, ndërsa zgjedhjet e reja duken të pashmangshme.

Cakolli thekson rëndësinë e dialogut dhe kompromisit për funksionimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *