Sipas të dhënave aktuale dhe prirjeve zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë 56 mandate, duke shtuar tetë mandate në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Partia Demokratike e Kosovës parashikohet të ketë 23 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të sigurojë 15 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 mandate. Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa mandatet e mbetura do të ndahen mes komuniteteve jo-shumicë.
Eugen Cakolli i KDI-së nënvizon se me numërimin e votave të mbetura në Kosovë, mund të ndodhin ndryshime të vogla mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së. Pritet që rreth 50-60 mijë vota të diasporës të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar, ku LVV mund të arrijë deri në 57 mandate, ndërsa ndryshime të vogla parashikohen edhe për PDK dhe LDK.
Në përgjithësi, LVV mund të mbledhë 50.1% deri në 50.8% të votave, PDK rreth 20.2% deri në 20.6%, LDK ndërmjet 13.1% deri në 14.2%, dhe AAK nga 5.2% deri në 5.7% të votave.

Leave a Reply