Eugen Cakolli nga organizata Demokracia në Veprim shpjegoi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova situatën e votave të Nismës.
Sipas tij, këto vota nuk do t’i atribuohen asnjë partie tjetër dhe nuk do të kenë ndikim në rezultatet përfundimtare. Ai sqaroi se gjatë ndarjes së ulëseve në Kuvend, merren parasysh vetëm votat e partive shqiptare që kanë kaluar pragun zgjedhor.
Votat e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë të vetmet që numërohen në këtë proces. Ndërkohë, votat e partive që nuk kalojnë pragun, përfshirë ato të Nismës, thjesht nuk përfshihen në llogaritje.
Kjo qasje siguron që vetëm partitë me mbështetje të mjaftueshme të marrin pjesë në ndarjen e mandateve.

Leave a Reply