Kandidati për postin e kryetarit të Prishtinës, Hajrulla Çeku, vizitoi sot Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”.
Në një postim në Facebook, Çeku vlerësoi punën e kësaj qendre, e cila, përkundër stafit dhe kushteve të kufizuara, ofron mbështetje të rëndësishme për fëmijët me aftësi të veçanta. Ai e quajti qendrën një shembull të përkushtimit dhe sfidës në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.
Çeku theksoi se programi i tij synon të forcojë bashkëpunimin mes komunës, shkollave dhe familjeve, duke e konsideruar të rëndësishme të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve me nevoja të veçanta me përgjegjësi dhe kujdes. “Duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Prishtinën tonë,” tha ai, duke shprehur përkushtimin e tij për mbështetje të plotë në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.

Leave a Reply