Çeku: Nuk angazhohem në marrëveshje të fshehta me kundërshtarët

Kandidati për kreun e Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka premtuar një qasje të re dhe të hapur në qeverisjen lokale, nëse merr mbështetjen e qytetarëve.

Ai është shprehur se do të shmangë marrëveshjet e fshehta dhe vendimmarrjet e mbyllura, duke theksuar se buxheti aktual i qytetit është 130 milionë euro dhe pritet të arrijë në 156 milionë vitin e ardhshëm. Çeku ka prezantuar një metodologji të quajtur “kartela e lagjes”, e cila synon të identifikojë nevojat e komunitetit përmes një liste me mbi 20 çështje, si ndriçimi dhe parkingjet, në bashkëpunim me banorët.

Këto prioritete do të transformohen në projekte konkrete, duke shtuar se ky proces i përfshirjes së qytetarëve është thelbësor për planifikimin buxhetor. Ai ka nënvizuar se investimet e tij nuk do të synojnë përfitime personale, duke i ‘thumbuar’ kundërshtarët me deklaratën se ai nuk vepron prapa dyerve të mbyllura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *