CEO i “Astronomer” rikthehet me bashkëshorten pas skandalit të “Kiss Cam” që tronditi mijëra shikues.

Videoja virale e “kiss cam” që është bërë sensacion në internet po vazhdon të dominojë kryetitujt në media.

Andy Byron, ish-drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së të dhënave “Astronomer”, u detyrua të largohej nga pozita e tij pas një incidenti gjatë koncertit të Coldplay në Massachusetts në muajin korrik, ku u kap nga kamera e puthjes me Kristin Cabot, një punonjëse në departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë.

Të dy, të martuar me persona të tjerë, u munduan të shmangnin vëmendjen duke mbuluar fytyrat, një situatë që nxiti komentin humoristik të Chris Martin nga Coldplay: “Ose po kanë një aferë… ose janë shumë të turpshëm”.

Ky moment u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë që Byron, 51 vjeç, dhe Cabot, 53 vjeçe, të identifikohen menjëherë dhe të japin dorëheqjen nga pozitat e tyre.

Në muajt që pasuan skandalin e dyshuar të tradhtisë, Megan Byron është tërhequr nga sytë e publikut, duke qëndruar në shtëpinë e tyre luksoze pranë bregdetit në Kennebunk, Maine.

Pasojat ishin të ndjeshme si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal: bashkëshortja e Byron, Megan, ka ndryshuar profilin e saj në rrjetet sociale duke përdorur mbiemrin e vajzërisë, Kerrigan, dhe është larguar nga shtëpia bashkëshortore në Northborough, Massachusetts.

Ish-burri i menaxheres së burimeve njerëzore, Andrew Cabot, gjithashtu ka bërë një deklaratë, duke sqaruar se ata tashmë ishin në proces divorci në kohën kur ndodhi incidenti.

Ditën e martë, DailyMail publikoi fotografi të tyre duke shijuar një piknik gjatë perëndimit të diellit në plazh. Ata ishin ulur në karrige të gjata, veshur me pulovra, duke shijuar pije dhe ushqime të lehta, ndërsa vëzhgonin perëndimin e diellit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *