Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një darkë lamtumirëse për Gjeneral Major Enrico Barduani, i cili përfundoi misionin e tij si komandant i KFOR-it. Ngjarja u zhvillua në rezidencën italiane dhe përfshiu ambasadorë të QUINT-it.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Barduanit për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë misionit të tij, duke vlerësuar kontributin e tij për sigurinë dhe paqen në Kosovë. Ai gjithashtu i uroi sukses në detyrat e ardhshme.
Në krye të KFOR-it do të emërohet Gjeneral Major Ozkan Ulutash nga Turqia.

Leave a Reply