Ceremonia e lamtumirës për ish-kryetarin e Kuvendit Daci

Akademiku dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, u përcoll sot në banesën e fundit me nderime shtetërore në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, familjarë, si dhe figura të larta shtetërore dhe politike. Mes tyre ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, si dhe liderë të partive politike si Bedri Hamza i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Ata nderuan figurën e akademik Dacit me homazhe dhe një akademi përkujtimore, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin akademik dhe politik të vendit. Nexhat Daci ndërroi jetë më 1 janar, në moshën 81-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *