CFO Pharma humb licencën nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka ndaluar kompaninë CFO Pharma nga tregtimi i barnave të rimbursueshme, duke lejuar shitjen e tyre vetëm në tregun e lirë.

Ky vendim vjen pas një skandali me rimbursimet fiktive, i cili u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe nënkontraktori i saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit ka bërë një padi për mashtrim ndaj CFO Pharma në Prokurorinë e Tiranës, duke akuzuar kompaninë për rimbursime të rreme me dy ilaçe për astmën.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime, duke kryer kontrolle në ambientet e CFO Pharma dhe të disa kompanive të tjera të dyshuara si të lidhura me skemën e mashtrimit. Ndërkohë, një hetim tjetër po zhvillohet nga SPAK, ku është kallëzuar ish-drejtori i Fondit, Spartak Zekja, për përfshirje në këtë çështje.

Muajin e kaluar, Zekja u zëvendësua nga Arti Papajani në krye të Fondit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë marrë masa konkrete, ndërsa dyshimet mbi përfshirjen e strukturave shtetërore dhe korrupsionin vazhdojnë të thellohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *