Christopher Hill, ish-ambasadori amerikan në Serbi, nisi dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Hill do të dëshmojë për katër ditë rresht. Në ditën e parë të dëshmisë, Hill theksoi se Thaçi nuk kishte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu, ai diskutoi mbi marrëveshjen e Rambujesë, duke theksuar se Thaçi nuk mund të pranonte një propozim të asaj kohe, pasi nuk përfshinte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Hill gjithashtu deklaroi se takimi mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit ishte mbështetur nga amerikanët.
Kjo dëshmi vjen si pjesë e mbrojtjes së Thaçit nga akuzat që po përballon në Hagë.

Leave a Reply