Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit.
Çitaku ka theksuar se Albin Kurti, përsëri, po përpiqet të mashtrojë qytetarët.
Postimi:
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore të përfshira “ – thotë Departamenti i Shtetit.
Megjithatë, A.K pretendon se ka të drejtë që, në përpjekjen e tij për të mashtruar qytetarët e Kosovës, të japë shpjegime të gabuara për pezullimin e dialogut me Serbinë.
Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për përfitime elektorale, duke u mbështetur në populizëm të thjeshtë, ndërsa rrezikon seriozisht marrëdhënien e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga një vizitë në SHBA, ai bën deklarata si një analist i papërvojë dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesat e shtetit të Kosovës.

Leave a Reply