Çitaku kritikon këngën e Llalloshit për Kurtin, e krahason me Korenë e Veriut

Në një intervistë për “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Vlora Çitaku e kritikoi ashpër një formë adhurimi të tepruar ndaj liderëve politikë, duke e cilësuar si të dëmshme për demokracinë.

Sipas saj, edhe pse është e kuptueshme që mbështetësit mund të shfaqin dashurinë për liderin e tyre, shfaqje të tilla në tubime partiake janë të papranueshme. Çitaku përmendi një rast ku një deputete dhe këngëtare i kënduan liderit në një ngjarje politike, duke e krahasuar me skena që ndodhin vetëm në Korenë e Veriut.

Ajo shtoi se është e natyrshme kur mbështetësit bëjnë gjeste si tatuazhe apo emërime fëmijësh, por theksoi se duhet të kuptohet se liderët nuk janë zota, por njerëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *