Çitaku kritikon VV-në për pengesat në projektet energjetike

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengimin e përpjekjeve të institucioneve kosovare në fushën e energjisë.

Çitaku thekson se që nga fillimi, VV ka qenë aktive në kundërshtimin e projekteve energjetike, si Termocentrali “Kosova e Re” dhe gazpërçuesi amerikan, duke rënduar situatën për familjet dhe bizneset vendore. Në një postim të saj në Facebook, Çitaku e quan situatën energjetike jo vetëm çështje ekonomike, por edhe të sigurisë kombëtare.

Ajo akuzon VV-në se ka penguar zhvillimin dhe ka favorizuar “mafian energjetike”, duke përmendur figura si Nagipi dhe Martini si pjesë të një problemi më të madh. Çitaku shprehet se ndryshimet do të vijnë më 28 dhjetor, duke besuar se kjo mendësi do të marrë fund.

Ajo shton se paniku i kundërshtarëve është një shenjë e qartë e ndryshimeve që priten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *