Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, do të dëshmojë të hënën, më 17 nëntor, para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Fillimisht, dëshmia e tij ishte planifikuar për më 18 nëntor, por është parashikuar një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00. Kjo dëshmi do të jetë e fundit për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Dëshmia e Clark pritet të zgjasë deri më 19 nëntor 2025, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e procesit. Seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.
Procesi i paraqitjes së dëshmive nga Mbrojtja filloi më 15 shtator me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Më pas, dëshmuan Paul Williams dhe John Stewart Duncan, ndërsa James Peter Covey përmbylli dëshminë e tij më 2 tetor.
Faza e Mbrojtjes përfundon më 14 nëntor, ndërsa parashtresat përfundimtare duhet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Leave a Reply