Clark do të dëshmojë për Thaçin; Pentagoni dhe DASH i informuar

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo është bërë e ditur në një dokument të publikuar nga Dhomat e Specializuara, ku mbrojtja ofron informacione të detajuara për gjyqtarët lidhur me dëshminë e Clark, raporton Gazeta Express. Në këtë dokument, theksohet se dëshmia e Clark është vlerësuar si “autentike dhe e besueshme”.

Mbrojtja ka bërë të ditur se gjatë bisedave me Clark ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilët kanë rishikuar dhe miratuar deklaratën e tij për përdorim zyrtar. Dokumenti përmban detaje që vërtetojnë autenticitetin e dëshmisë, duke përfshirë të dhëna personale të dëshmitarit, datën dhe vendndodhjen e deklaratës, si dhe nënshkrimin e tij.

Gjithashtu, Clark ka konfirmuar se përmbajtja e deklaratës është e saktë dhe është dhënë vullnetarisht, duke lejuar përdorimin e saj në proceset ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *