Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të dëshmojë për mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi të hënën më 17 nëntor, në orën 12:00.
Kjo datë u përcaktua nga Dhomat e Specializuara, të cilat kanë njoftuar se dëshmia e tij do të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025. Gjithashtu, është bërë e ditur se seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.
Faza e paraqitjes së provave nga Mbrojtja ka filluar më 15 shtator, duke nisur me dëshminë tre-ditore të James Rubin, ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-së. Më pas, dëshmuan Paul Williams dhe John Stewart Duncan, ndërsa më 30 shtator, James Peter Covey dha dëshminë e tij, e cila zgjati deri më 2 tetor.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar 14 nëntorin si datën përfundimtare të fazës së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve pritet të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Leave a Reply