Clark: Nuk jam i informuar për rolin e Selimit dhe Veselit

Gjenerali Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, u pyet të hënën për rolin e disa liderëve të UÇK-së, duke përfshirë Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Ai theksoi se nuk ka njohuri të detajuara për rolin e tyre, megjithatë ka dëgjuar emrat e tyre më parë. Gjithashtu, kur u pyet për emrat e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës, Clark deklaroi se nuk ka informacione për ta.

Ai pranoi se është takuar tre herë me mbrojtjen e Thaçit për intervistën, por nuk i ka të qarta akuzat specifike ndaj katërshes së UÇK-së. Në një tjetër pjesë të dëshmisë, Clark përshkroi një incident ku një godinë u godit, duke menduar se ishte bazë serbe, dhe rezultoi në vdekjen e rreth 80 civilëve të pafajshëm.

Ai shpjegoi se vendimi u bazua në informacione të gabuara, pasi më vonë u zbulua se ishte një pikë grumbullimi e kontrolluar nga forcat serbe. Clark do të vazhdojë dëshminë e tij edhe nesër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *