Çmimet e energjisë rriten, dimër i vështirë për qytetarët

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka ngritur shqetësime për rritjen e kostove të energjisë elektrike, duke theksuar se shumë qytetarë përballen me fatura të larta, që mesatarisht arrijnë deri në 35 euro për çdo anëtar të familjes.

Ai vë në dukje se kjo situatë rëndon sidomos tani me afrimin e dimrit, kohë kur shumë familje do të kenë vështirësi për t’u ngrohur. Sipas Qorrollit, qytetarët po përballen me një situatë të vështirë pasi çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Ai thekson se inflacioni i lartë dhe rritja e kostove të jetesës po e bëjnë këtë dimër edhe më sfidues për ata me të ardhura të ulëta. Qorrolli akuzon qeverinë për mungesë veprimi në mbrojtjen e qytetarëve dhe planifikimin e duhur për të përballuar këtë krizë.

Ai e konsideron këtë një shenjë të qeverisjes së dobët dhe të fokusuar në interesa personale, duke theksuar se qytetarët po paguajnë çmimin e kësaj neglizhence.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *