Çmimet për 2025 parashikohen të rriten me 3.9%

Gjatë vitit 2025, çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar një rritje mesatare prej 3.9 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor të po këtij viti ishte 5.3 për qind më i lartë krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Gjithashtu, inflacioni mujor në dhjetor u rrit me 0.7 për qind në krahasim me nëntorin.

Produkte të caktuara kanë parë rritje të ndjeshme në çmime, me kafenë, çajin dhe kakaon që u shtrenjtuan me 15.2 për qind. Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 11.4 për qind, ndërsa mishi dhe pemët regjistruan rritje përkatësisht prej 11 për qind dhe 11.5 për qind.

Po ashtu, shërbimet hoteliere, ushqimet dhe pijet alkoolike kanë pësuar rritje gjatë kësaj periudhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *