Covey: Thaçi nuk ka qenë superior i Agim Çekut, asnjëherë nuk kam parë që njëri t’i jepte urdhra tjetrit

Dëshmitari James Peter Covey dëshmoi në Hagë se Hashim Thaçi nuk kishte rol drejtues mbi Agim Çekun dhe se nuk i kishte parë asnjëherë duke i dhënë urdhra njëri-tjetrit.

Covey deklaroi se marrëdhënia e tyre ishte e sjellshme dhe me një dozë rezerve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Absolutisht jo. Nga ajo që kam vërejtur, ata silleshin me korrektësi ndaj njëri-tjetrit. Nuk më kujtohet të kenë shkëmbyer fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me siguri nuk kam parë asnjërin duke dhënë urdhra ose udhëzime tjetrit. Dukej se kishin një qëndrim të rezervuar ndaj njëri-tjetrit”, tha ai.

Covey gjithashtu mohoi të ketë parë ndonjëherë Çekun të marrë udhëzime nga Thaçi për ndonjë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *