Cristiano Ronaldo nderohet me çmim special në Portugali

Cristiano Ronaldo, futbollisti i njohur i Al Nassr, mori mbrëmë një çmim të veçantë nga Federata e Futbollit të Portugalisë, të njohur si “Prestige Globe”.

Në një ngjarje që tërhoqi vëmendjen, ai nisi fjalimin e tij me shprehjen arabe “Salaam Alaikum”, duke habitur të pranishmit. Gjatë fjalimit, Ronaldo theksoi se, pavarësisht se ka shumë trofe në shtëpi, ky çmim ka një rëndësi të veçantë për të.

Ai pranoi se ishte nervoz duke menduar se ky çmim mund të sinjalizonte fundin e karrierës së tij, por në fund e konsideron si një shenjë krenarie për 22 vite përkushtim ndaj kombëtares portugeze. Ai falënderoi shokët e ekipit, trajnerët dhe të gjithë që kanë kontribuar në rrugëtimin e tij.

Ronaldo përcolli mesazhin se synon të vazhdojë të luajë edhe për disa vite, me objektivin për të fituar ndeshjet e ardhshme dhe për të arritur sukses në Kupën e Botës. Ky trofe mbetet i vetmi që mungon në karrierën e tij të pasur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *