Dafina Alishani, kandidate për deputete nga Prizreni, ka bërë të ditur se është renditur me numrin 84 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Ajo e vlerëson këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një burim të ri motivimi për të. Në deklaratën e saj, Alishani shprehu se besimi që i është dhënë nga partia më e madhe në vend i jep energji për të vazhduar punën me përkushtim, duke qenë pranë qytetarëve dhe duke kontribuar për ide që synojnë përmirësimin e komunitetit.
Ajo gjithashtu rikujtoi se numri 116, me të cilin Vetëvendosje do të garojë në fletëvotim, është simbol i fitores së madhe që lëvizja synon të arrijë me përkrahjen e qytetarëve. “116 Lëvizja Vetëvendosje, 1 Albin Kurti, 84 Dafina Alishani.
Na priftë e mbara!”, përfundoi ajo.

Leave a Reply