Gjatë një episodi të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona ndau me publikun një pjesë të veçantë të jetës së saj, duke prekur emocionet e banorëve dhe shikuesve.
Ajo tregoi se sfidat filluan që në fëmijëri, kur ishte në klasën e dytë, dhe theksoi diferencat midis rregullave shkollore në Gjermani dhe Kosovë. Elijona shpjegoi se autoritetet ndërhynë për shkak të disa situatave në shkollë që u konsideruan si mungesë kujdesi prindëror.
Ajo përmendi se ndonjëherë harrohej në shkollë dhe se ishte e ndaluar të ecte vetëm për në shtëpi. Gjithashtu, përmendi se detyrat e papërfunduara shpesh shkaktonin shqetësime te mësuesit dhe shërbimet sociale.
Megjithatë, një koment në rrjetet sociale, që mendohet të jetë nga daja i saj, kundërshton versionin e saj, duke pretenduar se largimi nga familja ishte për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, dhe jo për problemet në shkollë. Fotografia e këtij komenti ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet.

Leave a Reply