Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me shkarkimin nga detyra nga Presidentja Vjosa Osmani.
Daka thekson se qëllimi pas këtij vendimi ishte dobësimi i institucionit të KQZ-së. Në një intervistë për Vox, ajo tha se ngjarjet e fundit që kanë përfshirë KQZ-në dhe proceset zgjedhore, sidomos dy raundet e fundit, kanë zbuluar synimin e shkarkimit të saj.
Daka thekson se askush nuk e ka sqaruar arsyen e largimit, përveç ndoshta Presidentes dhe këshilltarëve të saj. Ajo gjithashtu ka ngritur shqetësime se vendimi ka cenuar kushtetutën, duke pasur parasysh se KQZ-ja është një organ i pavarur kushtetues.
Sipas Dakës, një shkarkim i tillë duhet të ndodhë në përputhje me parashikimet kushtetuese, gjë që ajo pretendon se nuk është respektuar në rastin e saj.

Leave a Reply