Dallime të votave te kandidatët e PDK-së dhe VV-së në Malishevë

Një manipulim i dukshëm me votat ka dalë në pah edhe në komunën e Malishevës, duke prekur më së shumti kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe disa të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Në radhët e PDK-së, Gazmend Maliqaj ka humbur një total prej 878 votash, ndërsa Adnan Thaqi është prekur me 689 vota më pak. Po ashtu, kandidatët Fetah Paçarizi dhe Hajdar Beqa kanë humbur përkatësisht 609 dhe 238 vota.

Në anën tjetër, brenda VV-së, Valon Hoti ka raportuar një mungesë prej 278 votash, kurse Gani Krasniqi ka mbetur 270 vota më pak. Këto të dhëna ngrenë shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor në këtë zonë, duke shtuar dyshimet për manipulime të mundshme të rezultateve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *