Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka konfirmuar se deri tani nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me krijimin e qeverisë së re.
Megjithatë, ai shpreh besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë në kuadër të qeverisë së re “Kurti 3”. Damka ka theksuar se dy deputetët e KDTP-së do të mbështesin formimin e qeverisë së re dhe gjithashtu procesin e votimit të presidentes së vendit.
Ai deklaroi se kjo mbështetje vjen nga nevoja për stabilitet në Kosovë. Për më tepër, Damka bëri të qartë se KDTP nuk ka vendosur asnjë kërkesë apo kusht shtesë për votimin e presidentes apo qeverisë, pasi fokusi kryesor është përparimi i Kosovës dhe formimi i institucioneve të saj.
Ai theksoi se vendi duhet të ecë përpara pa vonesa të panevojshme.

Leave a Reply