Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar tensionet e vazhdueshme mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, gjatë një interviste në Euroneës Albania.
Ai vë në dukje se këto përplasje nuk janë të reja dhe janë evidente prej kohësh. Haradinaj thekson se kryeministri Kurti ka bërë gabime në trajtimin e çështjes së UÇK-së.
Ai kritikon mungesën e vizitave të Kurtit në Shqipëri, duke argumentuar se, ndonëse Kurti promovon idenë e “bashkimit kombëtar”, ai ka shmangur Shqipërinë, ndërkohë që ka vizituar Greqinë shumë herë. Në lidhje me Luftën e Kosovës, Haradinaj shpjegon se përpiqet të mos ngarkojë fëmijët e tij me të kaluarën, për të mos ushqyer urrejtje.
Ai thekson se ndonëse çdo familje në Kosovë e ka përjetuar dhunën në një formë, fokusi duhet të jetë në të ardhmen. Haradinaj përmend se të kuptuarit e emocioneve të kohës së luftës është i rëndësishëm, por është koha për t’u përqendruar në zhvillimin e Kosovës.

Leave a Reply