Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur optimizëm se zgjedhjet e prillit mund të shmangen, duke sugjeruar se situata politike lidhur me zgjedhjen e presidentit mund të zgjidhet pa nevojën për dy palë zgjedhje.
Gjatë një interviste në Kanal 10, Haradinaj ka theksuar disa figura të cilat do t’i mbështeste nëse do të propozoheshin për postin e presidentit. Ai ka përmendur me entuziazëm Harry Bajraktarin, një aktivist shqiptar në SHBA, duke thënë se do të ishte i gatshëm të tregonte mbështetje të plotë për të.
Përveç Bajraktarit, Haradinaj ka përmendur edhe Xhim Xhemën dhe Rrustem Gecin si kandidatë të mundshëm. Ai ka bërë thirrje për të mos paragjykuar emra të veçantë, duke nënvizuar rëndësinë e vlerësimit të tyre të drejtë.

Leave a Reply