Kandidatja për kryetare të Deçanit nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, akuzoi kryetarin aktual dhe rivalin nga AAK, Bashkim Ramosaj, për përfshirjen e vëllait të tij në biznese pranë Shpisë Alpine gjatë debatit “DebatPërnime”. Kuçi kërkoi përgjigje të drejtpërdrejtë nga Ramosaj në lidhje me këto akuza, duke pyetur nëse vëllai i tij bën biznes me villat e zonës.
Ramosaj i mohoi akuzat, duke theksuar se projektet në zonën Alpine nuk janë funksionale për shkak të mungesës së infrastrukturës bazë si rryma elektrike. Ai deklaroi se vëllai i tij nuk ka përfituar nga këto projekte. Megjithatë, Kuçi paraqiti fotografi para kamerave, të cilat pretendoi se janë dëshmi që vëllai i Ramosajt po shfrytëzon pasurinë publike për aktivitet biznesi.

Leave a Reply