Debat mes Lushakut, Mirenes e Hoxhës për njohjen nga Siria

Në emisionin Pressing në T7, është trajtuar çështja e njohjes së Kosovës nga Siria.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, vlerësoi situatën gjatë bisedës, duke theksuar se njohja e Kosovës nga çdo shtet është e mirëpritur. Ajo përmendi faktin se vendi po përballet me sanksione dhe se gjatë pesë viteve të fundit qeverisje, janë arritur vetëm disa njohje ndërkombëtare.

Lushaku e konsideroi të pamjaftueshme që në këtë periudhë të jenë arritur vetëm tri njohje të reja. Ajo theksoi se kjo përbën vetëm një përparim të vogël, veçanërisht kur merret parasysh izolimi i Kosovës nga disa prej aleatëve të saj.

Deputetja nënvizoi rëndësinë e çdo njohjeje të re, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *