Debat në RTV Dukagjini: Mehmetaj kritikon Pecin, GUXO reagon

Partia GUXO ka reaguar ashpër ndaj një krahasimi të bërë nga gazetari Lirim Mehmetaj, duke e përshkruar atë si gjuhë urrejtjeje dhe fyerje të papranueshme.

Sipas GUXO, ky krahasim vë në rrezik sigurinë e deputetit të tyre dhe përbën një sulm denigrues. Në deklaratën e tyre, GUXO ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të japin përparësi këtij rasti.

Njëkohësisht, ata i kanë bërë thirrje RTV Dukagjinit të distancohet nga gazetari Mehmetaj dhe të dënojë publikisht gjuhën e përdorur në emisionin e tij. Mosveprimi nga ana e televizionit mund ta përfshijë atë në një padi të mundshme kundër gazetarit.

Partia gjithashtu ka publikuar një video ku Mehmetaj dëgjohet duke bërë krahasimin e diskutueshëm. Ata i kanë kërkuar Komisionit të Pavarur për Media (KPM) që të ndërhyjë për këtë shkelje të etikës profesionale dhe përdorimin e gjuhës që nxit urrejtje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *