Debate në OKB: Raporti UNMIK dhe sulmi në Banjskë në fokus

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, diplomatët e lartë të Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza gjatë diskutimeve mbi raportin gjashtëmujor të UNMIK-ut për Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, kritikoi raportin si të njëanshëm dhe të paplotë, duke theksuar se Serbia përbën kërcënim për rajonin për shkak të propagandës së kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e cilësoi raportin e UNMIK-ut si realist dhe të balancuar, duke shprehur shqetësimin për përkeqësimin e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe rritjen e incidenteve etnike.

Ndërkohë, përfaqësuesi i SHBA-së në mbledhje mbështeti mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke theksuar se nuk ka kërcënime për sigurinë në Kosovë. Raporti i UNMIK-ut kërkon ndjekje penale për sulmin në Banjskë, veri të Kosovës në vitin 2023, ku një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.

Përfaqësuesi i BE-së, Stavros Lambrinidis, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbusin tensionet dhe të punojnë së bashku për të shmangur përshkallëzimin e situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *