Debati Ismaili-Rama për mungesën e strehave në stacionet e autobusëve

Që nga viti 2021, Pëparim Rama udhëheq Prishtinën, por kritika të ashpra janë ngritur ndaj tij për mungesën e pritoreve të autobusëve në qytet.

Në një debat televiziv në RTV Dukagjini, kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, kritikoi Ramën, duke përmendur disa lagje si Matiqani, Rruga B, Kodra e Trimave, Kolovica dhe Lakrishta, ku qytetarët përballen me mungesën e strehëve për të pritur autobusin. Ismaili theksoi se qeverisja e tanishme dhe ato të mëparshmet kanë neglizhuar plotësisht zonën e Kodrës së Trimave.

Ai ndau një përvojë personale, ku kishte parë gra të prisnin në shi për autobusin në rrugën “Asim Vokshi”. “Për 25 vjet pas luftës, asnjë qeveri nuk ka ndërtuar pritore,” tha ai.

Në përgjigje, Rama reagoi duke thënë se sistemi aktual i transportit nuk kërkon pritje në shi, pasi qytetarët informohen saktësisht për kohën e mbërritjes së autobusëve. Ismaili kundërshtoi, duke theksuar se përvoja e përshkruar pasqyron realitetin e qytetarëve, të cilët vazhdojnë të presin në kushte atmosferike të pafavorshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *