Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani për veprimet e saj të fundit në skenën politike.
Hasani e konsideron gabim mandatin e dytë të dhënë Glauk Konjufcës dhe e cilëson këtë si një “abuzim klasik me pushtetin”. Në një intervistë për Kanal 10, Hasani theksoi se veprimi i Osmanit për t’ia dhënë për herë të dytë mandatin Lëvizjes Vetëvendosje është problematik.
Ai argumentoi se kur 60 përfaqësues politikë i kanë bërë të ditur presidentes se nuk pranojnë të marrin mandatin, atëherë ky veprim bie ndesh me parimet e sistemit politik të Kosovës. Hasani thekson se në Kosovë, krijimi i institucioneve të reja kërkon marrëveshje politike, të cilat janë të domosdoshme në një sistem parlamentar me përfaqësim proporcional.
Ai nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit politik për të formuar qeveri efektive.

Leave a Reply