Entuziazmi për një rikthim të Lionel Messit te Barcelona është zbehur pas deklaratave të drejtuesve të klubit.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë iniciativë të re për t’u rikthyer. Deklarata e tij u pasua nga drejtori sportiv, Deco, i cili gjithashtu hodhi poshtë idenë e një huazimi të mundshëm të Messit.
Deco shpjegoi se një huazim afatshkurtër për Messin nuk është i mundur, duke theksuar se ai ka një kontratë ekzistuese dhe se ide të tilla nuk janë të realizueshme në këtë moment. Për pasojë, rikthimi i shumëdëshiruar i Messit në Barcelonë mbetet një dëshirë nostalgjike për tifozët e klubit.

Leave a Reply