Ilir Deda, opinionist i njohur, ka vlerësuar pozitivisht ardhjen e diasporës në Kosovë përpara zgjedhjeve të planifikuara më 28 dhjetor.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai theksoi rëndësinë që diaspora të jetë e vetëdijshme për gjendjen aktuale në vend përpara se të votojë. Deda përmendi si faktorë kryesorë rritjen e çmimeve, shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe sfidat ekonomike që po përballen qytetarët.
Ai shprehu kënaqësinë që bashkatdhetarët po kthehen, duke qenë se kjo u ofron atyre mundësinë të vërejnë nga afër ndryshimet në Kosovë, të tilla si ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe çmimet e larta të produkteve krahasuar me vendet ku ata jetojnë zakonisht. Deda sugjeroi që, pasi të kenë parë situatën, diaspora duhet të vendosë nëse dëshiron të kontribuojë në të ardhmen e Kosovës përmes votës së tyre, apo të përfshihet në lojëra politike.

Leave a Reply