Opinionisti Ilir Deda ka shprehur mendimin e tij mbi sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje, “Siguri dhe begati”, gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Deda e ka vënë në dyshim kuptimin e këtij slogani, duke sugjeruar se ai më shumë i ngjan frikës dhe lëmoshës. Ai ka theksuar se në veri të Kosovës, veçanërisht në jug të lumit Ibër, situata e sigurisë është e brishtë, pasi çdo javë regjistrohet nga një vrasje.
Sipas Dedës, përditshmëria e njerëzve në Kosovë nuk përmirësohet nga raportet ndërkombëtare, duke nënvizuar kështu se realiteti i përjetuar nga qytetarët është larg nga slogani i pretendohet.

Leave a Reply