Në një intervistë për Kosova Live në T7, Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka zbuluar se roli i tij në çështjet e Gjykatës Speciale është më i rëndësishëm se sa mendohet publikisht.
Ai tha se ka dhënë dëshmi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, që sipas tij, përmban të vërteta të fuqishme, megjithatë, përmbajtja e plotë ende nuk është bërë e njohur për publikun. Dedaj theksoi se është krenar për guximin që ka treguar në këtë proces dhe se do të flasë publikisht për detajet e dëshmisë së tij vetëm pas përfundimit të gjyqit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Ai deklaroi se nuk dëshiron të ndikojë në proceset që janë në zhvillim e sipër, duke nënvizuar rëndësinë historike të dëshmisë së tij.

Leave a Reply