Dejona Mihali mbrohet nga sigurimi privat, IPK nuk vepron

Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza në rrjetet sociale rreth një zyrtareje të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Marigona Beadini, duke pretenduar se ajo po siguron fizikisht Dejona Mihailin në mënyrë të paautorizuar.

Mehmetaj shprehet se një veprim i tillë përbën një trajtim të padrejtë dhe të pashpjegueshëm për Mihailin, duke përmendur se kjo përfshin përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime personale. Sipas tij, Inspektorati Policor i Kosovës ka verifikuar rastin dhe ka konstatuar një shkelje, por ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Mehmetaj e cilëson këtë si mungesë të llogaridhënies nga ana e institucioneve. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, as Policia e Kosovës dhe as Inspektorati Policor nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare në lidhje me akuzat e ngritura.

Po ashtu, personat e përmendur në pretendimet e Mehmetajt nuk kanë reaguar publikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *